Google ADS

Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi, dyshimet e para

17:02 | 7 Korrik 2019
Arbresh Info

Një trup i pajetë që i përket një burri rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet mëngjesin e sotëm jashtë kasolles ku jetonte në fshatin Kefalovrysos, në Trikala në Greqisë. Kufoma u gjet në një fazë dekompozimi, pamja e të cilës ishte tronditëse. Nga hetimet e para  dyshohet që vdekja mund të ketë ndodhur rreth 48 orë më parë.

Sipas informatave nga media greke “trikalavoice.gr” pak pas orës 8.30 të mëngjesit me orën lokale, trupi i një burri 45 vjeçar, me origjinë shqiptare, u gjet jashtë kasolles ku ai jetonte.

Autoritetet policore po shqyrtojnë të gjitha rastet e mundshme edhe pse nuk mund të përjashtohet mundësia që vdekja e shqiptarit të ketë ndodhur për shkaqe natyrore./BalkanWeb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme