4 shenjat që tregojnë se jeni shtatzënë

16:35 | 7 Korrik 2019
Arbresh.info

Ndërsa në shtëpi testet e shtatzënisë janë mjaft të mira, ato nuk janë perfekte. Një test shtatzënie në shtëpi mat nivelin e hormonit hCG në urinë. Është hormoni, i cili lëshohet në qarkullimin e gjakut menjëherë pas konceptimit dhe zakonisht është një tregues i sigurtë se jeni shtatzënë.

Rreth 5% e grave shtatzëna do të shohin një rezultat pozitiv nga një test në shtëpi, pas tetë ditëve, shumica e mjekëve rekomandojnë të presin derisa të kenë kaluar të paktën 14 ditë që prej marrëdhënies dhe datës së parashikuar të konceptimit. Por mund të keni simptoma të shtatzënisë dhe përpara një prove pozitive. Ato janë:

Nuk ju vijnë periodat: Nëse jeni duke përdorur kontraceptivë për kontrollin e lindjes, një perriodë e humbur është shpesh një shenjë e rëndësishme që jeni shtatzënë. Por ka edhe shumë arsye të tjera për një cikël të parregullt – sëmundje, stres dhe aktivitet i zellshëm.

Një rritje në madhësinë e gjirit: Edhe një herë, ka shumë shkaqe për rritjen e madhësisë së gjirit dhe butësisë, në fakt shumë gra vuajnë nga të dyja çdo muaj përpara se t’i vijnë periodat. Por, nëse vëreni një ndryshim ose duket sikur është e zakonshme, kjo mund të jetë shenjë e shtatzënisë.

Të përziera: Pas një periudhe të caktuar, ndoshta shenja më klasike e shtatzënisë është nevoja dhe sëmundja në mëngjes. Jo të gjithë do të përjetojnë të përziera kur të ngelen shtatzënë.

Urinim të shpeshtë: Shumë gra vërejnë një nevojë të shtuar për të urinuar në fazat e hershme të shtatëzanisë. Ky është reagimi i trupit tuaj i cili rrit sasinë e gjakut që pompon, duke shkaktuar që veshkat tuaja të përpunojnë më shumë lëngje se zakonisht, gjë që çon në më shumë lëngje në fshikëzën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme