Vedat Muriqi në Fenerbahçe

15:26 | 7 Korrik 2019
arbresh.info

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar gjigantit turk Fenerbahce.

Disa orë më parë u raportua se klubi i tij Rizespor ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike. Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe zyrtarizmi nga klubi turk.

Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante. Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme