Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thirrur ambasadorin bullgar në Beograd, në mënyrë që të bisedojnë e të sqarohen mbi fjalët e Daçiqit që i tha për kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.
“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Bullgarinë, të bazuara në miqësi dhe të varura nga mirëkuptimi në nivel të lartë, që është në interes të të dyja vendeve dhe dy popujve. Ashtu siç ne e kuptojmë problemin e identiteti bullgar, gjuhën dhe personalitetin e Gotse Delchev (hero për të cilin Bullgarët dhe Maqedonasit pretendojnë se është i tyre), ne presim mirëkuptim edhe sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” tha Daçiq, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Ishte kryeministri bullgar, i cili kur u pyet për kandidatin e postit të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ai tha ndër tjera “… me gjithë respektin, por nëse ai zgjidhet, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe ai duhet ta mbajë qëndrimin e Bashkimit Evropian e jo qëndrimin e Spanjës”.
Pas kësaj kishte reaguar edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë “Boyko, më lër të të them ty se Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur. Ti, Boyko, duhet ta respektosh këtë fakt, dhe jo t’i japësh mësime Borrellit”.
Daçiq këto deklarata i kishte bërë gjatë ditës së djeshme, e i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, e cila e kishte thirrur ambasadorin serb në Sofje për raportim në ministrinë e saj.
Ajo kishte deklaruar se “nuk është keq që Daçiq të kërkojë falje për deklaratat e tij”.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve