Google ADS

Dafina Zeqiri me modelin e ri të flokëve

11:54 | 7 Korrik 2019
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, javë më parë u diskutua shumë për modelin e saj të ri të flokëve.

Ajo vendosi t’i bëjë flokët si Amber Rose, duke i prerë thuajse tërësisht, duke marrë kështu një pamje krejt tjetër nga Dafina e zakonshme.

E duket se kjo pamje do të jetë edhe pjesë e klipit të saj më të ri, që do të jetë një bashkëpnim që do të publikohet sot në orën 12:00.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dafina, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse me pamjen e re, teksa në mbishkrimin e saj e quan veten “qel”, (referuar modelit të ri të flokëve).

“Qeli, sot në orën 12:00”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

https://www.instagram.com/p/Bzm1bTuBTyl/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme