Ismajl Kurteshi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për arbresh.info, se gjatë muajit gusht Kuvendi shkon në pushim dhe se nuk e përjashtojnë mundësinë që mocioni të hidhet në votim gjatë muajit korrik, edhe pse sipas tij pozita është e pajtimit që mocioni të shkojë në Kuvend në momentin që i kanë 61 votat e nevojshme.
“Nuk kemi ndonjë datë konkrete, por po bëjmë përpjekje që sa më parë. Ne e kemi disponimin dhe jemi që sa më parë të shkojë ky mocion në Kuvend. Nuk përjashtohet mundësia që edhe pa i pasur votat ta dorëzojmë këtë mocion, por më mirë është që pasi t’i bëjmë 61 vota. Çështja e pushimit është e rregulluara dhe ne mundemi me shku ose jo, por Kuvendi gjatë muajit gusht nuk punon. Nëse vendosim ta dorëzojmë mocionin duhet të dorëzohet gjatë këtij muaji pasi që gushti është muaj i pushimit. Prandaj, ne do të donim që në korrik të dorëzojmë këtë mocion”.
Ndërsa Naser Osmani, deputeti i LDK-së, shkurt për arbresh.info, ka thënë se opozita është duke i bërë përpjekjet në vazhdimësi që ky mocion të hidhet në votim sa më parë.
“Ne si opozitë jemi duke bërë përpjekjet e nevojshme që t’i sigurojmë votat e nevojshme që kur të procedojmë me mocion vërtetë ta rrezojmë këtë qeveri, më të keqen pas çlirimit. Ne jemi të koordinuar si opozitë të procedojmë kur të jemi të sigurtë se i kemi votat, besoj procedojmë me mocion”.
Kujtojmë se opozita tash e sa muaj ka iniciuar një mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Deri tash LDK e VV si iniciues të këtij mocioni i kanë mbledhur vetëm 58 nënshkrime. Nënshkrimet për këtë i kanë dhënë edhe PSD, por që ky mocion të hidhet në votim opozitës i duhen edhe tre vota të tjera.
Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë shprehur që mocionin ta hedhin në Kuvend edhe me 58 nënshkrime, por që me këtë deri tash nuk janë pajtuar LDK-ja./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...