Google ADS

As Haradinaj, sikurse Thaçi e Mustafa, nuk do ta sjellë liberalizimin e vizave

08:27 | 7 Korrik 2019
arbresh.info

As kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, sikurse paraardhësit e tij Isa Mustafa e Hashim Thaçi, nuk do të sjellë liberalizimin e vizave për qytetarët.

Kështu pretendojnë analistët, derisa shtojnë se Kosova shumë më herë e ka merituar lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Analisti politik, Leon Duhanaj, vlerëson se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, është ekskluzivisht çështje politike.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, është ekskluzivisht çështje politike. Kjo u dëshmua tash sa herë, ku shtete të ndryshme evropiane, vendosin barriera të ndryshme ndaj Kosovës në mënyrë që të ketë stagnim”, shprehet Duhanaj.

Tutje thotë se duhet bërë përpjekje për aksion lobimi në mënyrë që deri në fund të këtij viti të përmbyllet këtë proces.

“Çdo vonesë në ketë segment do të duhej argumentuar mirë.  Mendoj që Kosova e ka merituar shumë me herët liberalizimin, por për t ‘mos u vonuar edhe me shumë, duhet bërë përpjekje duke bërë aksion lobimi gjithandej ku ka nevojë, në mënyrë që deri në fund të këtij viti, ta përmbyllim edhe ketë proces”, vlerëson ai.

Analisti politik, Fatmir Sheholli, dyshon që kryeministri Haradinaj do ta pres liberalizimin e vizave siç nuk e arritën as ish-kryeministrat Thaçi e Mustafa.

 “Na kujtohet që shumë politikanë që nga viti 2010 uruan qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave. Edhe kryeministri Haradinaj vazhdoi me urime, por që rezultati po mungon. Këto vizita të cilave po ju ipet pompozitet disi po ‘shkrihen’ shpejt dhe liberalizimi i vizave nuk po ndodhë. Dyshoj që kryeministri Haradinaj do ta pret liberalizimin e vizave siç nuk e arritën as ish-kryeministrat Thaçi e Mustafa”, është shprehur Sheholli.

Delegacione të shumta të Qeverisë së Kosovës në vazhdimësi udhëtojnë në takime të nivelit të lartë për të lobuar në lidhje me vizat, por gjithçka ka stagnuar në Këshillin Evropian, pavarësisht një vendimi të kamotshëm në Parlamentin Evropian, dhe rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme