S’ka azil për qytetarët e Kosovës

14:47 | 2 Mars 2015
Arbresh Info

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka deklaruar se në javët dhe muajt e ardhshëm do të kthehen ata qytetarë, të cilët kanë migruar ilegalisht në vendet e BE-së.

Hyseni ka bërë me dije se nuk ka shanse që qytetarët e Kosovës të fitojnë azil në vendet e BE-së.  Ai ka thënë se arsyet e migrimit janë të natyrës ekonomike dhe sociale.

Hyseni gjatë raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka bërë me dije se nesër (e martë) do të zhvillohet një takim në Beograd në mes të drejtorëve të Policisë nga Gjermania, Austria, Hungaria, Kosova dhe Serbia për çështjen e migrimit.

Ministri Hyseni, ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka treguar se MPB-ja i ka plotësuar kriteret, që kanë dalë nga udhërrëfyesi për vizat. “Liberalizimi i vizave tashmë është bërë çështje politike dhe nuk ka të bëjë aq shumë me plotësimin e kritereve. Kriteret për Kosovën vazhdimisht po zgjerohen”, ka thënë Hyseni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme