Në Prizren, Suharekë e Rahovec ka filluar fushata e korrje-shirjeve.
Mbi 1,400 autokombajna do të jenë aktive gjatë kësaj fushate e cila veçse ka filluar të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka kontaktuar me Isuf Cikaqi – Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili ka shpjeguar për këtë fushatë dhe për rendimentet që priten.
Në Kosovë janë të mbjellura 50 mijë hektarë me grurë, më pak sesa vitet e kaluara për shkak të kushteve klimatike të kanë mbretëruar në vjeshtën e vitit të kaluar, tregon Cikaqi.
“Të mbjellura sipas statistikave janë 60 mijë hektarë me drithëra, tërshërë, elb, thekër, dhe 50 mijë me grurë, pra më pak se vitet e kaluara për shkak se në vjeshtë të vitit të kaluar ka pasur thatësi në kohen e mbjelles së grurit dhe kjo ka ndikuar të mbjellet sipërfaqe më e vogël dhe shpresojmë që të gjithë 50 mijë hektarët të korren për arsye se shpesh mund edhe të mos korren të gjitha të mbjellen”, tha Isuf Cikaqi për lajmi.net.
Cikaqi ka sqaruar se bazuar në mostrat e para, rendimenti pritet të jetë në mesatare prej 3500– 4000 kilogramë grurë për hektarë.
“Bazuar në mostrat e para shpresojmë që rendimenti të jetë në mesataren e Kosovës, ku më e ulëta është 3200 kilogramë për hektarë dhe më e larta është 4600 dhe sipas mostrave aty do të jetë ndërmjet 3500 dhe 4000 kilogramë për hektarë.”, tha Cikaqi për lajmi.net.
Ndërkohë, ai ka sqaruar se në rastin më të mirë nëse të gjithë të mbjellurat – korren, dhe duke e krahasuar këtë me nevojat e qytetarëve që janë 205 për qind për kokë banori – nevojiten 400 mijë tonë në vit në nivel vendi.
Por, Cikaqi tha se në Kosovë, sipas mostrave të para pritet që të prodhohen diku rreth 180 mijë deri në 200 mijë tonë grurë, që i bie afër 50 për qind e nevojave.
“Dhe me këtë rendiment të mbjellur, në bazë të mostrave dhe 50 mijë hektarëve të mbjellur, bazuar edhe në nevojat e Kosovës që janë 205 kilogramë për kokë banori, në total nevojiten 400 mijë tonë në nivel vendi, shpresojmë që të prodhohen në Kosovë diku rreth 180 mijë ton deri në 200 mijë ton, duke shpresuar që i gjithë rendimenti konsumohet në Kosovë sepse shpesh ndodh që fermerët gjejnë treg më të përshtatshëm jashtë vendi”, tha Cikaqi për lajmi.net.
Cikaqi gjithashtu ka sqaruar se për gjithë ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve janë koordinuar edhe me Shoqarën e Prodhuesve të Grurit, Mullisve, Pikat grumbulluese dhe kanë dalur me konkluzione të përbashkëta.
Siç është parametrat për korrjen e grurit, raportimi i Drejtorive Komunale në Ministrinë e Bujqësisë e gjithashtu ka sqaruar se çmimi për korrje nuk caktohet as nga MBPZHR e as nga Drejtoritë Komunale por duke analizuar të gjitha pjesët, atëherë kanë sugjeruar çmimin prej 100 euro për hektarë.
Kosova pra, do të ketë nevojë që të importoj nga jashtë vendit mbi 50 për qind të nevojave për miell dhe çmimi i grurit në nivel global është rritur.
Kosova pas taksës 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë, miell dhe grurë importon më së shumti nga vende si Rusia e Franca – duke e ditur se gruri është produkt i cili është në BERZA dhe çmimi i tij matet në nivel global.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...