Theo Hernandez prezantohet nga AC Milani

18:41 | 6 Korrik 2019
Arbresh Info

AC Milani ka prezantuar mbrojtësin Theo Hernandez të transferuar nga Real Madridit.

Pas konfirmimit të marrëveshjes nga Lega Serie A, gjiganti italian ka konfirmuar marrëveshjen 20 milionëshe me ‘Los Blancos’ në lidhje me mbrojtësin e krahut të majtë, transmeton portali arbresh.info.

21-vjeçari shpenzoi sezonin e kaluar në formë huazimi te Real Sociedadi, ku ka bërë 24 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve.

Milani bleu shërbimet e tij për zëvendësimin e Ricardo Rodriguezit ndërkohë që transferimi i tij është bërë zyrtar tani pasi lojtari kishte kryer në fillim të këtij muaji testet mjekësore.

Videon e prezantimi të publikuar nga AC Milani në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter mund ta shikoni më poshtë./arbresh.info/

https://twitter.com/acmilan/status/1147543515703971843

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme