Google ADS

Përgjegjësja e pishinës, Mirlinda Sopi-Krasniqi, tregon se si ndodhi rasti në Gërmi

18:27 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme një fëmijë i moshës 9 vjeçare,  ka rrezikuar ta humbë jetën në pishinën e Gërmisë.

Drejtoresha e ndërmarrjes “Sport Marketing” në Prishtinë, Mirlinda Sopi Krasniqi, ka thënë për arbresh.info se fëmija është alivanosur tek pllatoja e pishinës dhe jo në ujë.

Ajo ka bërë të ditur se fëmija ka arritur tek ekipi mjekësor pa shenja jete, mirëpo pas reanimimit atij i është kthyer pulsi.

“Para disa orëve në pishinën e Gërmisë një i ri i gjinisë mashkull është alivanose në pllaton e pishinës, në momentin që është pa është marr nga shpëtimtari i zonës dhe është dërguar tek ambulanca që gjendet në këndin e pishinës, aty janë dhënë të gjitha intervenimet dhe tretmanët e duhura. Tek mjeku i pishinës ka ardhur pa shenja jete, pra pa puls dhe pa frymëmarrje. Mjeku bashkë me teknikun kanë arritur ta reanimojnë atë fëmijë dhe të kthehet në gjendje të shëndoshë” tha Sopi-Krasniqi

Sopi-Krasnqi ka thënë se trajtimi i mëtutjeshëm i fëmijës po vazhdon në QKUK.

“Kemi njoftuar edhe policinë dhe ambulancën e QKUK-së, të cilët e kanë marrë fëmijën dhe ka vazhduar tretmani i mëtutjeshëm në QKUK” tha ajo

E si shkak i alivanosjes së 9 vjeçarit ajo thotë se ishin se fëmija kishte pasur intervenime të mëhershme në zemër dhe ishte i diagnostikuar me epilepsi.

“Nëna e fëmijës më tregoi se fëmija ka pasur një intervenim në zemër dhe ka qenë i diagnostikuar me epilepsi, dhe nga temperaturat e larta ka rënë në pllatonë e pishinës” tha ajo

Gjithashtu ajo tha se kanë kontaktuar me emergjencën aty ku edhe po qëndron tani 9 vjeçari, por që ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare./Arbresh.info

https://www.facebook.com/watch/?v=348735409132832

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme