Google ADS

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putin

16:55 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe presidenti rus Putin zhvilluan bisedë telefonike me ç’rast diskutuan për krizën në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedë telefonike me ç’rast diskutuan për krizën në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë thuhet se presidentët Erdoğan dhe Putin kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku krahas krizës në Libi, diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në deklaratë vihet në dukje se Erdoğan ka ndjekur me pikëllim të madh aksidentin e nëndetëses ruse në Detin Barents. Presidenti turk i ka shprehur ngushëllime popullit mik të Rusisë dhe familjeve të ekuipazhit rus që humbi jetën në këtë ngjarje trishtuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme