“Gjatë kësaj periudhe prodhimi vendas i produkteve ushqimore ka shënuar rënie. Kontributi në prodhimin kombëtar i sektorit bujqësor është ngadalësuar, ndërsa mallrat vendas po zëvendësohen nga importi.”
“Importi ka hyrë më shumë në tregjet e vendit për shkak se prodhimi është ulur dhe kjo ka ndikuar që të rriten çmimet”, thotë Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agorbiznesit Shqiptar.
Bujqësia shënoi një rritje me 1.33% në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke ngadalësuar ritmin që kishte në dy vitet e shkuara.
Aktorët e tregut thonë se 2 janë arsyet kryesore të rënies së prodhimit vendas: moti i thatë gjatë këtij viti dhe ulja e kompensimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Por një tjetër faktor që po rrit me shpejtësi çmimet është edhe ai i tregtarëve ambulantë, të cilët abuzojnë duke marrë shumë lirë mallrat e duke i shitur më pas shtrenjtë në momentin që ka mungesë në treg.
“Nëse paga mesatare në Shqipëri është 54 mijë lekë, më shumë se gjysma e saj për një familje që jeton në kryeqytet duhet të shkojë për ushqime. Që të blesh disa produkte kryesore të shportës të nevojiten 1 mijë lekë. Sipas INSTAT çmimet e zarzavateve dhe frutave në këtë periudhë janë rritur përkatësisht me 10 dhe 7.7%.”
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’