Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në dokumentin e përfundimeve përfundimtare të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë është shkruar se liderët pjesëmarrës të samitit e përshëndetën bashkëkryesimin e parë të ardhshëm të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Pjesëmarrësit e Samitit të Poznan të edhe njëherë e theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në përfundimet përfundimtare, liderët e Ballkanit Perëndimor e theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe e vërtetuan përkushtimin e fuqishëm në fushën ekonomike rajonale, si dhe zbatimin e reformave që ishte qëllimi kryesor që të sigurohet prosperiteti në rajon dhe të përforcohen lidhjet ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe ekonomitë e BE-së.
Liderët e Ballkanit Perëndimor u obliguan që të intensifikojnë përpjekjet për të diversifikuar tregjet financiare në mënyrë që të zgjerojnë qasjen në financim në Ballkanin Perëndimor, njofton telegrafi maqedoni.
Sa i përket ekonomisë digjitale dhe zhvillimit të shoqërisë, liderët e Ballkanit Perëndimor përsëri theksuan përkushtimin e tyre ndaj agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe në fushën e ekonomisë.
Në Samitin e Poznanit u përshëndet nisja e suksesshme e zbatimit ë protokollit shtesë 5 për lehtësimin e tregtisë dhe tregtisë më të lirë, më të shpejtë dhe më të lehtë.
Me propozim të RMV-së në Samitin në Poznan u miratuar Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, me çka liderët e rajonit e theksuar nevojën për përpjekjet e përbashkëta për përforcimin e integrimit të popullatës rome, si një ndër grupet më të rrezikuara në shoqëritë e rajonit.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...