Google ADS

Malishevë, arrestohen 5 persona, u gjenden armë e fishekë

12:17 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Pesë persona janë arrestuar të premten në Malishevë pasi dyshohen për kanosje dhe armëmbajte pa leje.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në shtëpitë e të dyshuarve janë konfiskuar armë e fishekë, shkruan arbresh.info.

“Me 05.07.2019  janë arrestuar 5 të dyshuar meshkujK/Shqiptar gjatë kontrollimit në  shtëpitë  dhe  objektet përcjellëse të tyre, në tri lokacione të ndryshme janë  gjetur dhe konfiskuar : dy pushkë gjuetie, një predhë, tre  karikatorë dhe  379 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, njofton Policia.

Gjithashtu PK ka bërë të ditur se pas intervismit të dyshuarit janë liruar.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme