Google ADS

E përjetojnë tërmetin sa ishin direkt në televizion

10:40 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Kalifornia Jugore është dridhur nga një tërmet i fuqishëm në magnitudën 7.1.

E në kohën e këtij tërmeti që ndodhur rreth orës 20:19 sipas kohës lokale ishin direkt në televizion Juan Fernandez e Sara Donchey, transmeton portali arbresh.info.

“Jemi duke përjetuar paksa dridhje”, dëgjohet Donchey duke thënë.

https://twitter.com/Evan_Rosenfeld/status/1147350230146248705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1147350230146248705&ref_url=https%3A%2F%2Fvariety.com%2F2019%2Fbiz%2Fnews%2Fnews-anchors-take-shelter-on-live-tv-during-earthquake-watch-1203260443%2F

“Po sigurohemi që asgjë nuk do të bie në studio këtu”.

Dukshëm e frikësuar, Donchey e kap kolegun Fernandez nga krahu.

“Ky është tërmet goxha i fortë”, tha ajo. “20:21 këtu dhe jemi duke përjetuar dridhje shumë të forta. Mendoj se duhet të futemi nën tavolinë Juan”.

Donchey nis të futet nën tavolinë gjersa televizioni shkon në pauzë të reklamave.

Kalifornia mbrëmë ka përjetuar një nga tërmetet më të fuqishme në dy dekadat e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme