Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur: “Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh.”
Mogherini ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.
“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”, ka deklaruar ajo.
Këshilli Evropian do të mblidhet sërish në tetor, kur do të diskutojë edhe për negociatat me dy shtetet ballkanike, pas vendimit të Komisionit Evropian për çeljen e tyre. Franca dhe Holanda vijojnë të jenë dy shtetet që mbajnë të bllokuar procesin.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...