SHBA-ja njoftoi sot se ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Guvernatorëve të IAEA-së, për të debatuar për shmangiet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nga ana e Iranit, i cili kohët e fundit ka kaluar një limit të vendosur mbi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.
Retorika mes SHBA-së dhe Republikës Islamike të Iranit, u tensionua kur kjo e fundit e rrëzoi një dron amerikan në Lindje të Mesme. Sipas SHBA-së, droni ishte duke fluturuar në hapësirë neutrale ajrore, ndërsa Irani pretendon se droni ishte futur në hapësirën e tyre ajrore.
Madje Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte thënë se ai kishte anuluar në momentet e fundit planin për sulmimin e Iranit, e këtë ai e arsyetoi me faktin se do të vdisnin 150 persona.
SHBA-ja u largua nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit, e kjo gjë nuk u prit mirë. Bashkimi Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje për qetësim të situatës, ndërsa Rusia në anën tjetër gjithashtu u largua nga marrëveshja.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?