Komiteti për trashëgimi botërore në mbledhjen e 43-të vendosi që trashëgimia natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit të mos regjistrohet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, duke i pranuar argumentet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në pajtim me vendimin, Republika e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shkurt të vitit 2020 duhet të dorëzojë raport për përparimin në realizimin e rekomandimeve të tjera të UNESKO-s, në bazë të të cilave pritet UNESKO-ja sërish ta shqyrtojë rastin me Rajonin e Ohrit në mbledhjen e ardhshme të Komitetit në qershor të vitit 2020”, kumtoi Qeveria pasdite për konkludimin nga sesioni i Komitetit në Baku, ku po merr pjesë delegacioni maqedonas i kryesuar nga ministri për Diasporë, Edmond Ademi.
Gjatë debatit për Rajonin e Ohrit, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, vendet anëtare të Komitetit shprehën mbështetje të gjerë për përpjekjet e Qeverisë për ruajtjen e integritetit dhe autenticitetit të trashëgimisë botërore në Rajonin e Ohrit.
Si reforma pozitive Komiteti posaçërisht i ceki aktivitetet e Qeverisë si heqjen e planeve për qendër skijimi dhe rrugë super të shpejtë në Galiçicë, projektet për sistemin kolektor dhe rikahëzimin e lumit Sateska, si dhe miratimin e Ligjit të ri për menaxhim.
Komiteti, gjithashtu, solli vendim që të zgjerohet kufiri i të mirës së mbrojtur, me çka përfshihet edhe pjesa e Liqenit të Ohrit në Republikën e Shqipërisë. Maqedonia e Veriut, thuhet në kumtesën qeveritare, e mbështetë dhe përshëndetë këtë vendim, dhe prej së afërmi do të bashkëpunojë me Shqipërinë në menaxhimin e përbashkët dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë botërore./koha.mk
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...