Google ADS

Ardhja e AC Milan në Prishtinë, mediat serbe e quajnë “skandaloze”

23:25 | 5 Korrik 2019
Arbresh Info

AC Milani ka konfirmuar mbrëmjen e sotme (e premte) ndeshjen miqësore kundër Feronikelit.

Takimi mes kampionit të Kosovës dhe gjigantit italian në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë historik, transmeton portali arbresh.info.

Por, mediat në serbi e kanë vlerësuar këtë ndeshje si “skandaloze”.

Portali serb Alo në artikullin ku njofton për ardhjen e “Rossonerëve” në Prishtinë ka vendosur një titull tronditës duke shkruar” Skandaloze. Ata vijnë me kënaqësi! Milani luan ndeshje në Prishtinë”.

Përveç disa informatave rreth klubit të Feronikelit, portali serb përmend gjithashtu transferimin e bërë së fundmi nga Milani – Rade Krunicin, i cili është futbollist serb.

Ndeshja mes Feronikelit dhe AC Milanit zhvillohet më 10 gusht./arbresh.info/

Artikulli i shkruar nga portali serb Alo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme