Shkruan: Elmedin Memishi, Zëdhënës i Lëvizjes BESA
Bisedat e përgjuara telefonike, po nxjerrin në pah “përbindshët” e BDI-së, të pa moralshmit dhe të pa moralshmet.
Këta njerëz të prishur, duhet larguar njëherë e përgjithmonë nga politika dhe vendi i tyre të jetë në burg për të bëmat ndaj popullit por edhe ndaj votuesve të tyre. Pisllëqet e tyre nuk i pastron dot askush, nëse ata nuk do japin përgjegjësi para popullit, përgjegjësis para Zotit nuk mund t’i ikin.
Gjatë gjithë kohës kemi pasur dyshime se fjala “moral” tek ata nuk ekziston, por kemi heshtur duke mos poseduar fakte në dorë. Tani dolën faktet, doli fytyra e tyre e vërtetë, doli pa ndershmëria në shesh, doli ajo që pretendonim gjatë gjithë kohës: “njerëz pa namuz dhe pa palcë kurrizore”.
Ju të dashur dhe shumë të respektuar elektorat i BDI-së, bëni kujdes se kënd do e votoni herën tjetër, dënoni me votë, dënoni me qetësi dhe dashuri, pa mos iu vërejtur askush. Braktisni ata, kthehuni tek shqiptarët, të pa moralshmit le të rijnë me të pa moralshmit, juve nuk jeni të tillë, reflektoni.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...