Skuadra e madhe italiane ka konfirmuar ndeshjen historike kundër kampionit të Kosovës.
AC Milani përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka konfirmuar takimin më 10 gusht kundër FC Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
“AC Milani dhe Feronikeli me kënaqësi ju njoftojnë se të shtunën, më 10 gusht nga ora 8:45 do të luajnë ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në uebfaqen e gjigantit përmendet gjithashtu suksesi i skuadrës kosovare i shijuar gjatë viteve të fundit.
Tiketat për ndeshjen do të jenë në dispozicion nga dita e hënë./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad