Ka ngordhur luani i kopshtit zoologjik “Safari Park”, vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë.
I njohur me emrin Zhak, ai ishte një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit.
Në muajin Maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida, por Zhak nuk ja ka dalë. Sipas tyre për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj.
“Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.
Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve”, është thënë në kumtin nga kjo qendër.
“I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh i kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qëndrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”, shkruan më tej kjo qendër.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin