Google ADS

E konfirmon presidenti i Barcelonës: Neymar dëshiron të largohet nga PSG

18:31 | 5 Korrik 2019
Arbresh Info

Barcelona duket se ka marrë një shtytje për një super transferim për shkak se presidenti aktual i klubit Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se ata janë në dijeni që Neymar dëshiron të largohet nga PSG këtë verë.

Neymar ka qenë një lojtar i shkëlqyer për gjigantin francez qysh pasi iu bashkua atyre nga “Blaugranët” dy vite më parë për një tarifë rekode prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gjërat duket se nuk janë gjithçka në rregull me reprezentuesin brazilian ndërkohë që Bartomeu ka konfirmuar në një konferencë për shtyp pasditen e sotme (e premte) se gjiganti spanjoll është në dijeni se Neymar dëshiron të largohet nga gjiganti francez, një fakt që është raportuar edhe nga gazetari Marcelo Bechler.

“Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG, por ne e dimë gjithashtu se PSG nuk dëshiron që Neymar të Largohet. Pra, nuk ka bisedime”, citohet të ketë thënë Bartomeu.

https://twitter.com/marcelobechler/status/1147169497931034627

27-vjeçari ka shënuar 105 gola dhe ka krijuar 76 asistime brenda 186 ndeshjeve gjatë kohës së tij te “Blaugranët”, gjë që shfaq pse klubi është ende i dhënë shumë pas shërbimeve të tij.

Por, Bartomeu ka deklaruar se PSG nuk dëshiron të shes Neymarin, por me gjasë të mëdha mund të ndodhë që braziliani të largohet me forcë këtë verë nga Parc des Princes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme