Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot rezultatin final për bashkinë e Durrësit, Fierit dhe Lezhës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:
1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës dhe të shpallë fitues për Kryetar të Bashkisë Durrës, znj. Valbona Sako, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Durrës, Qarku Durrës.
3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Fier, Qarku Fier, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Fier, Qarku Fier dhe të shpallë fitues për Kryetar Kryetarin e Bashkisë Fier, z. Armando Subashi, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
4. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, Qarku Fier, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Fier, Qarku Fier.
5. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë dhe të shpallë fitues për Kryetar Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
6. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë.
7. “Për relatimin e kërkesës ankimore nr.1 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Emigracioni Shqiptar”. KQZ vendosi mos kalimin për shqyrtim të mëtejshëm.
8. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.16 paraqitur nga kandidati për Kryetar Bashkie, z. Edmond Piroli, Partia Bindja Demokratike”. KQZ pas relatimit vendosi kalimin për shqyrtim në datën 9.07.2019, në orën 11:00./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...