Google ADS

Vera e mërgimtarëve, ujësjellësi zgjat orarin e punës

16:28 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bënë të ditur qytetarët se duke filluar nga 8 korriku e duke vazhduar deri më 31 gusht 2019, ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera,( zyra për konsumatorë në drejtorinë e ujësjellësit, pika e shitjes në lagjen “Ulpiana” dhe pika e shitjes te Komuna e vjetër e Prishtinës).

Nga KRU thonë se arsyeja e zgjatjes së orarit janë ardhja e mërgimtarëve në Kosovë.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe nëpër njësitë e tjera operative. Kështu, orari i punës në këtë departament do të jetë nga ora 08:00-18:00 ( gjithsej 10 orë), derisa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-16:00( gjithsej 7 orë)”.

“Pra, arsyeja e zgjatjes së orarit janë bashkëatdhetarët tanë, pa i përjashtuar asnjë moment edhe konsumatorët e tjerë të KRU,,Prishtina,, sh.a. Kjo, për arsye që atyre t’iu krijojmë lehtësira në kryerjen e obligimeve që kanë ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë qëndrimit në atdheun e tyre”, thonë nga KRU.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme