Më së shumti për 30 ditë Qeveria duhet të emërojë person me integritet.
Këtë sot e deklaruan nga Komisioni kundër korrupsionit. Kjo është një nga 23 rekomandimet e GREKO-s që ka për qëllim të ulë korrupsionin dhe konfliktin e interesave. Personi i emëruar do të ketë për detyrë t’i këshillojë kryeministrin, ministrat dhe funksionarët e tjerë të veprojnë në mënyrë etike, në pajtim me vlerat morale. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shmanget rreziku që funksionarët e lartë të ballafaqohen me konflikt të interesave.
Në mënyrë plotësuese, ai person do të marrë trajnim përkatës nga Antikorrupsioni, ndërsa pas një periudhe të caktuar personat e tillë për integritet do të duhet të emërohen edhe në nivel qendror dhe lokal në të gjitha institucionet shtetërore. Personi me integritet duhet të plotësojë kritere të caktuara që të mund t’i këshillojë anëtarët e Qeverisë, të jetë i trajnuar në mënyrë përkatëse dhe vetë të jetë person me integritet./alsat
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...