Google ADS

LSDM i përgjigjet Gruevskit: Suksesi i vetëm i kriminelit të dënuar janë provizionet milionëshe

15:56 | 5 Korrik 2019
V. S.

Partia maqedonase në pushtet LSDM, i është përgjigjur ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili sot kërkoi që të ruhet autostrada Milladinovci-Shtip, deri në kthimin e tij.

Nga LSDM thonë se “u paraqit krimineli në ikje, i cili ka vjedhur gjysmën e autostradës Milladinovci-Shtip”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Suksesi i vetëm i kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski në infrastrukturë, janë provizionet milionëshe që i ka marrë përmes dorës së djathtë Mile Janakieski”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për shkak të lëshimeve të qeverisë së kaluar tani paguajnë qytetarët./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme