Ministri i Punëve të Jashtme , Nikolla Dimitrov në një konferencë për shtyp në Poznan, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaroi se hyrja e vendeve të rajonit në BE paraqet kompletimin dhe jo zgjerimin e tij.
“Kur mendojmë për rajonin, mendojmë sikur rajoni kufizohet me BE-në, ndërsa praktikisht rajoni ynë është i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së”, tha Dimitrov.
”Kur një ditë këto vende do të meritojnë dhe hyrjen në BE, harta e BE-së nuk do të bëhet më e madhe, fjala zgjerim nuk e reflekton realitetin, fjalë më e mirë është kompletim”, arsyetoi ministri Dimitrov.
Ai gjithashtu theksoi se Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit po organizohet samiti i gjashtë për Ballkanin Perëndimor, nuk është zëvendësim për procesin e anëtarësimit në BE, por përgatitje për të.
Në konferencë të përbashkët për shtyp mes Dimitrovit dhe kolegëve të tij nga Gjermania, Polonia dhe Bullgaria edhe njëherë u konfirmua angazhimi i këtyre vendeve të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...