Merkel flet në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka një lëvdatë për Serbinë

13:37 | 5 Korrik 2019
V. S.

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë si shembull të mirë Serbinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një fjalim sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan ku ka përmendur Serbinë si shembull të mirë të zhvillimit ekonomik, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përparuar shumë sa i përket zhvillimit ekonomik. Nuk dua ta veçoj dikë por në Serbi është shënuar zhvillim shumë pozitiv”, deklaroi Merkel në fjalimin e saj në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, transmeton lajmi.net.

Në Poznan është duke vazhduar Samiti i Ballkanit Perëndimor ku prezent janë edhe liderë të institucioneve nga Kosova përfshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme