Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) Ferizaj.
Ministri Lekaj tha se është i përkushtur që të investojë në Ferizaj dhe komunat tjera, sepse ato janë baza e zhvillimit të vendit dhe këto projekte munësojnë lëvizje më të lirë të mallrave dhe njerëzve, duke ndihmuar zhvillim të bizneseve, nëpërmjet lidhjes me autostradë. Ai shtoi se edhe ky projekt i sotëm është dëshmi e vendosmërisë së dhe diaksterit që ai drejton që Ferizaj të marrë pamje tjetër sa i përket infrastrukturës rrugore.
Ky projekt është financim i MIT-së me vlerë prej 1 milon e 325 mijë euro, ka gjatësi prej 2.2 kilometra.
Në kuadër të saj, do të asfaltohen edhe 7 rrugica tjera që lidhen me këtë rrugë. Krahas rrugës, do të punohet edhe në kanalizimin përgjatë këtij aksi rrugor. /arbresh.info/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...