Pak minuta pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministri e Bujqësisë, Shukri Maxhuni i cili u pa duke i shtrirë këmbët në veturë gjersa qarkullonte nëpër rrugë ka reaguar deputeti i pavaruar i Kuvendit, Korab Sejdiu.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se në Kosovë shkarkohesh dikë që rrezit këmbët në veturë e jo ata që falimentojnë shtetin, shkruan arbresh.info.
“Në Kosovë, “në rregull është” nëse vjedhë, e zapton shtetin, e shkelë Kushtetutën, keqpërdorë, punëson militanta e familjarë pa meritë, abuzon dhe e falimenton shtetin, etj. Veç mos gabo me i rrezitë këmbët në xham të veturës, se kjo nuk tolerohet!”, ka shkruar Sejdiu.
Ndryshe ditë më parë në medie u bënë publike fotografitë e zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni i cili u duke i shtrirë këmbët në veturë gjersa qarkullonte nëpër rrugë.
E mëngjesin e së premtes i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj bëri të ditur lajmin për shkarkimin e Maxhunit./Arbresh.info/
Lexo edhe: Ramush Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin që shtriu këmbët në veturë
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë