Komuna e Prishtinës, njofton se nga dita e enjte, 11 korrik 2019, do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.
Në një njoftim për media thuhet se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës, dhe kompanisë, pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin.
“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:
11.07.2019 : Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane
12.07.2019 : Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari
13.07.2019 : Prishtina e re (Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e Trimave dhe Vneshtat
14.07.2019 : Bregu I Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re
15.07.2019 : Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe
16.07.2019 : Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.
“Bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thekson njoftimi.
Rusia sulmon një spital në Ukrainë, vriten 8 persona, plagos...
Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në ...
Donika Gërvalla nuk i solli asnjë njohje vendit, “E ka preza...
Me organizim madhështor, Osmani pritet në SHBA nga mërgata ...
Kurti jep detaje për takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit në ...
Përfshihet nga zjarri nënstacioni policor në Banjë të Istogu...