Google ADS

Eliot Engel: SHBA –ja, Kosova e Shqipëria do mbetën përgjithnjë aleatë

12:32 | 5 Korrik 2019
V. S.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, që njihet si miku i madh i shqiptarëve, sot ka vizituar qytetin e Gjakovës.

Engel ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimi të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë që do të mbajë emrin e tij.

Me këtë raste Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka thënë se është nder i madh qe të shoh për se gjalli se një rruge po i vendoset emri yt.

Tutje ka thënë se SHBA e Kosova e Shqipëria do mbetën përgjithnjë aleatë

“Aleanca për popullin shqiptarë dhe amerikan do ti sjellin gjithmonë fat të madh të dy palëve. Ju falënderoj të gjithëve  që keni ardhë këtu është me të vërtet nder kur  rrugës i vendoset emri yt dhe ti je gjallë. Kur vdes është e mrekullueshme por nuk ke mundësi të  shohësh për së gjalli. Gruaja ime për gjatë këtyre viteve ka dëgjuar për Shqipërinë dhe tani erdhi ta shoh se sa e mrekullueshme ishte kjo pritje. Shqipëria dhe Kosova do te mbeten për një gjithnjë aleat sepse SHBA dhe Kosova dhe Shqipëria qëndroj krah lirisë dhe demokracisë. Populli shqiptarë nuk i humbi kurrë shpresat edhe populli amerikan nuk i humbi kurrë shpresat te jepte ndihme për popullin shqiptar ju falënderoj nga thellësia e zemrës është nder i madh për mua”, ka thënë Engel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme