Roma bëhet me portier të ri, e merr nga La Liga

11:35 | 5 Korrik 2019
A. B.

Në ambientet e Romës shumë shpejt do të zbarkojë një portier i ri. Bëhet fjalë për portierin e La Ligas, Pau Lopez.

Gardiani i Real Betis ka arritur marrëveshje me skuadrën e kryeqytetit italian. Lopez do të nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Romës.

Drejtori sportiv i Romës, Petrachi mbrëmë e ka kryer marrëveshjen me Betis për 20 milionë euro, dhe gjysmën e kartonit të Antonio Sanabrias.

Madje, Pau Lopez thuhet se ka hequr dorë nga paga që kishte të Betis vetëm për të qenë pjesë e skuadrës nga Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme