Fillon sesioni plenar i Samitit të Poznanit

11:35 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Ka filluar sesioni plenar i Samitit të Poznanit ku do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.

Ndryshe para fillimit të këtij samiti, Haradinaj ka bërë të ditur se kanë bashkëbiseduar me kryeministrat e rajonit.

E i pari i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se vendi ka qasje për nxitje të bashkëpunimit rajonal.

“Në Poznan të Polonisë, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimore dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme