Google ADS

Rrihen për parking në Prishtinë

11:19 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Prishtinë pasi dyshohet për lëndim trupore.

Policia e Kosovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka sulmuar një person pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja rreth një parkingu e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin.

Gjithashtu Polica ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme