Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për publikimin e përgjimeve nga gjermania “BILD” tha se materiale në Gjermani kanë shkuar nga një person shumë më lartë se një prokuror i thjeshtë.
Sipas tij ai që i ka çuar videot në Gjermani sot, mund të jetë edhe në Gjermani, por theksoi se nuk mund të akuzonte dot për këtë ish-prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Adriatik Llalla.
“Kjo ka të bëjë me investigimin gazetaresk. Nuk ka pasur përmbajtje të përgjimeve në median shqiptare që ka zgjedhur media të mos i publikojë. Me informacionet që kam unë nuk ka patur”, tha Abilekaj.
“Teknika e përgjimeve është kjo. Ka një dhomë regjistrimi në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila vihet në punë me vendim Gjykate, pasi prokuroria ia kërkon gjykatës. Dhoma e regjistrimit i regjistron dhe i çon pastaj nëpër kompjuterat e secilit prokuror që heton çështjen dhe nuk e kanë të drejtën dhe mundësinë teknike të kopjojnë materialet, apo të krijojnë kaseta. Pra nuk ka pasur mundësi që një prokuror ta kopjojë dhe ta marrë jashtë. Mbajtja e dosjes mund të jetë ditur nga PD-ja, por nuk ka patur audioregjistrimin. Audio është shpërndarë në median gjermane, ndoshta nga dikush që ka pasur fuqinë në atë kohë më shumë se gjithë të tjerët, se prokurori i thjeshtë. Ai ka marrë audiot dhe i ka çuar në Gjermani, ndoshta është edhe në Gjermani sot”.
“Nuk mund të akuzoj dot Adriatik Llallën që është në Gjermani sot që i ka dhënë ato, por me informacionin tim nuk është zgjedhje e medias shqiptare të mos i publikojë ato. Çdo media shqiptare po të gjente një material të tillë do ta publikonte”, mbylli fjalën Abilekaj.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani