Google ADS

BERZH-i, 12 milionë euro për dy projekte të energjisë

09:27 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Për nënstacionin elektrik në Drenas 220/10 kV/kV Banka Evropiane për Zhvillim Ekonomik ka investuar 6.8 milionë euro, për nënstacionin 110/10 (20) kV dhe për linjën nëntokësore transmetuese 110 kV në Mitrovicë BERZH-i ka investuar 5.4 milionë euro. Me funksionalizimin e këtyre dy nënstacioneve është garantuar furnizimi me energji për ekonomitë familjare dhe për bizneset e Mitrovicës dhe të Drenasit për 20 vjetët e ardhshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Pas Mitrovicës, edhe Drenasi është bërë me nënstacion elektrik, i cili garanton furnizim me energji elektrike ekonomitë familjare dhe bizneset e Drenasit për 20 vjetët e ardhshme.

Derisa për nënstacionin elektrik në Drenas 220/10 kV/kV Banka Evropiane për Zhvillim Ekonomik ka investuar 6.8 milionë euro, për nënstacionin 110/10 (20) kV dhe për linjën nëntokësore transmetuese 110 kV në Mitrovicë BERZH-i ka investuar 5.4 milionë euro. Inaugurimi i nënstacionit elektrik në Drenas, sipas përfaqësuesve të BERZH-it dhe të KOSTT-it, do të shërbejë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme