Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjenden në Poznan të Polonisë, ku do të merr pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Në një foto të publikuar nga kryeministri, ai shihet bashkë në një tryezë me homologun nga Shqipëria, Edi Rama dhe të tjerë kryeministra të rajonit.
“Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit”, ka shkruar Haradinaj.
Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin.
Tema kryesore e këtij takimi janë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...