Google ADS

Dua Lipa dikur ishte pjesë e serialit të njohur “Familja Moderne”

09:00 | 5 Korrik 2019
A. B.

Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendor në Kosovë.

Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, “Familja Moderne”.

Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua u lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t’i harrojë detyrat e shtëpisë.

https://www.youtube.com/watch?v=KQkF95mb9s4

Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se “Familja Moderne”, ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.

Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, “X Factor”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme