Google ADS

Shkarkimet në PDK, dhe mbështetja për rrëzimin e qeverisë

08:04 | 5 Korrik 2019
V. S.

Vetëm edhe tri vota i duhen opozitës dhe mocioni për rrëzimin e qeveris Haradinaj, mund të marrë dritën e gjelbër.

Sipas analistëve, këto tri vota nuk përjashtohet mundësia që të vinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tash kur kanë filluar ndryshimet në qëndrime nga antarët e saj pas vendimit të Kadri Veselit për të larguar të gjithë personat me aktakuzë nga strukturat funksionale.

Profesori Riza Smaka, vlerëson se çdo gjë në politik është e mundur, përderisa sipas tij deputetët nuk kanë përgjegjësi për punën e tyre.

“Në vendin tonë nuk ka parime në politikë, nuk ka moralitet, nuk ka përgjegjësi politike e as morale, andaj mund të ndodh që disa deputetë të japin votat për rrëzimin e qeverisq. Deputeti mund të kalojë nga grupi në grup, por moralisht nuk mund të kalojë. Egziston mundësia sepse nuk përfillen parimet në politikën kosovare dhe mund të ndodh”.

Por, mendim tjetër ka analisti politik Blerim Burjani. Deklarimet e Sami Lushtakut dhe Adem Grabovcit, sipas Burjanit nuk mund të kenë ndikim në përçarjen e PDK-së.

“Këta dy persona nuk kanë ndikim në këtë çështje, pra  nuk mund të bëjnë numra dhe nuk kanë ndikim në përçarje që mund të ndodh. PDK i ka dy rrugë, të reformohet skajshëm ose do ta humb pushtetin për një kohë të gjatë. Përçarja në PDK gati është e pamundshëm për shkak të menaxhimit të ‘drejtë, korrekt’ në mes atyre që zhvatin para, nepotizmin, korrupconit dhe emetimet pa baze që bëjnë”.

E një bashkim të tillë e sheh të mirëseardhur Fatmir Sheholli. Ai thotë se do të ishte mirë të kishim një marrëveshje të ngjashme.

“Mendoj që është shumë me interes që të arrihet një marrëveshje politike midis partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Kjo do të ishte në frymën demokratike. Metodat politike që përmes deputetëve të caktuar të arrihet rrënimi i qeverisë është legjitim, por mbetet pikëpyetje motivi i tyre. Shteti nuk zhvillohet me inate personale, por me konsensus politik për të mirën e shoqërisë dhe shtetit”.

Kujtojmë se pas vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të largohen nga funksionet të gjithë zyrtarët e PDK-së, që  janë të përfshirë në ndonjë aktakuzë, ka pasur reagime të shumta nga disa fytyra me ndikim në PDK.

Më i zëshëm nga të gjithë ishte kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se nuk do të  mund askush ta largoj nga partia. Ngjashëm ishte deklaruar dhe ish-deputeti, Adem Grabovci./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme