Google ADS

Shumë mërgimtarë heqin dorë nga shtetësia – shkak shtetet ku jetojnë

23:10 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Numri i personave të cilët janë liruar nga nënshtetësia kosovare për periudhën janar – maj të vitit 2019, ka shënuar ulje për 4 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

2,027 persona gjatë kësaj periudhe janë liruar nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, derisa për periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, ky numër ka qenë 2,122.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkesa për të hequr dorë nga nënshtetësia, vjen si rezultat i asaj që shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë, raporton KTV.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete. Si rezultat i kësaj, kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Zyra për Informim – MPB.

Por, sociologu Artan Krasniqi, thotë se ky numër i personave që heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, nuk është shqetësues.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë që ta forcojnë pasaportën kosovare.

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, kërkesat për të marrë nënshtetësinë kosovare, për dallim me vitet e kaluara, janë rritur për 30 për qind.

“Gjatë periudhës janar-maj 2019, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 193 persona, pra rreth 30 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2018”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme