Ish trajneri i Manchester United, Interit dhe Real Madridit, Jose Mourinho ka konfirmuar se menaxhimi në Itali sërish mund të jetë një mundësi për të.
Detyra e fundit e Mourinhos ishte në Old Trafford sezonin e kaluar por ai u shkarkua nga presidenti i klubit në muajin dhjetor pas disfatës 3 me 1 ndaj Liverpoolit, i cili siguroi tri pikë falë dy golave të njëpasnjëshme nga Xherdan Shaqiri, transmeton portali arbresh.info.
Që nga atëherë, ai ka qenë pa klub dhe është përfolur shumë për transferim te shumë klube.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Sky Sports derisa ishte duke shikuar kompeticionin Wimbledon në Londër, ai tha:
“Unë do të vazhdojë menaxhimin në një nivel të lartë”
“Në Itali në të ardhmen? Mund të jetë një mundësi”, paralajmëron portugezi./arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë