Google ADS

Kryetari i KQZ del kundër kolegëve për shifrat në zgjedhje

22:42 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Klement Zguri drejtoi mbledhjen e radhës të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe mes pikave që ishin në rendin e ditës, ai nuk ka pasur asjë koment, por ka nxjerrë nga “arkiva” e tij, një çështje tjetër, që ka të bëjë me shifrat dhe publikimet e tyre në media.

Zguri tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çaluar tek paanshmëria, edhe pse vetë e ka pasur të drejtën të jetë në krye të punës, punë për të cilën paguhet, por edhe është votuar.

“Jam i paqartë për shifrat në votime – tha Zguri, ndaj duhet të nisë një hetim në lidhje me publikimet në media”. Ndoshta nuk e di që media ka publikuar ato shifra që janë thënë zyrtarisht nga ky Komision përmes zëdhënëses.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Denar Bibës, që e ka cilësuar “sorrogato” këtë demokraci./Albeu.com/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme