Google ADS

Neymar merr mesazh nga Barça për rikthim në stërvitje te PSG

22:38 | 4 Korrik 2019
Arbresh Info

Barcelona raportohet të ketë kërkuar nga Neymari të rikthehet në kohë në stërvitje te Paris Saint Germaini për shkak se nuk dëshirojnë që superylli të rrezikoj rikthimin e tij në Camp Nou.

Reprezentuesi brazilian pretendohet se dëshiron të largohet me forcë nga kryeqyteti francez, transmeton portali arbresh.info.

E përditshmja spanjolle Sport pretendon se Neymar është këshilluar për të mos qëndruar larg nga kampi stërvitës para-sezonal te PSG për shkak Barcelona beson që kjo do t’i ndihmoj atyre për të zbutur transferimin.

PSG nuk është kundër idesë për të shitur lojtarin më të shtrenjtë në botë gjatë verës nëse përmbushet kërkesa e tyre, por bisedimet mes klubeve thuhet se janë ndërprerë.

Neymar, aktualisht duke u shëruar nga lëndimi në kyç të këmbës, pritet të flas rreth të ardhmes së tij me gjigantin francez javën e ardhshme me përfundimin e Kupës së Amerikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme