Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot është takuar me ekspertët e Bankës Botërore ku biseduan për mbarëvajtjen e projektit për ndërtimin e hidro-sistemit “Kikë Kremenatë” dhe koordinuan veprimet e mëtutjeshme.
“Projekti gjithashtu do të përfshijë edhe trajtimin e ujërave acidike nga miniera e Artanës që do të përmirëson cilësinë e ujit të lumit Krivarekë. Për më tepër projekti parasheh edhe ndërtimin e një hidro-sistemi për ujitje dhe rrjetin së bashku me fabrikën për trajtimin e ujit të pijes për komunat Kamenicë dhe Rranillug”, ka shkruar Matoshi në facebook, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot me ekspertë të Bankës Botërore biseduam për mbarëvajtjen e projektit për ndërtimin e hidro-sistemit “Kikë Kremenatë” dhe koordinuam veprimet e metutjeshme në menyrë që gjithçka të realizohet me kohë.
Falenderova Bankën Botërore për përkrahjen e tyre në realizimin e këtij projekti i cili do të zgjidhë problemin më të madh që kanë banorët e Kamenicës, atë të sigurimit të ujit të pijshëm.
Projekti gjithashtu do të përfshijë edhe trajtimin e ujërave acidike nga miniera e Artanës që do të përmirëson cilësinë e ujit të lumit Krivarekë. Për më tepër projekti parasheh edhe ndërtimin e një hidro-sistemi për ujitje dhe rrjetin së bashku me fabrikën për trajtimin e ujit të pijes për komunat Kamenicë dhe Rranillug.
Nisur nga thatësia me të cilën po përballet momentalisht Gjilani do të shqyrtojmë edhe mundësinë për furnizimin me ujë të pijes edhe për këtë komunë, e që do të pasuronte vlerën e projektit./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...