Chelsea ka konfirmuar pasditen e sotme (e enjte) se Gianfranco Zola është larguar nga klubi pas një sezoni në Stamford Bridge duke punuar si një asistent i Maurizio Sarrit.
Lajmi është njoftuar përmes faqes zyrtare të Chelseas dhe është befasues pasi Sarri u largua nga klubi për detyrën në Juventus ndërkohë që “Blutë” sapo kanë njoftuar si emërimin e Frank Lampard si trajner të tyre të ri, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu si Lampard, Zola është një legjendë te Chelsea nga ditët në fushë pasi ka shpenzuar shtatë vite te “Blutë” – nga viti 1996 deri më 2003.
Megjithatë, italiani nuk do të jetë më në klub për shkak se në Chelsea sot fillon në epokë e re.
Lampard duket si një emërim i rrezikshëm për shkak të mungesës së eksperiencës, por është mjaftë ngazëllyes për tifozët e Chelseas pas një sezoni të vështirë nën udhëheqjen e Sarrit./arbresh.info/
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1146781285815398400
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...