Google ADS

Buffon: Jam rikthyer sepse kjo është shtëpia ime

16:44 | 4 Korrik 2019
Arbresh Info

Gianluigi Buffon pretendon se rikthimi i tij në Juventus “është konfirmim se jeta është e jashtëzakonshme”, ndërkohë që shton se nuk ka mundur të refuzojë ftesën e “Zonjës së Vjetër”.

Buffon është rikthyer në Juventus një vit pas largimit për kalim te Paris Saint Germaini dhe portieri veteran është shprehur i kënaqur për ribashkimin me gjigantin në Torino, transmeton portali arbresh.info.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu përshëndes edhe një herë sërish”, ka thënë Buffon në një video të shkurtër.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në shtëpi dhe kam mundësi sërish për të përqafuar sërish ju të gjithëve”

“Sot kam pranuar konfirmimin se jeta është e jashtëzakonshme dhe gjithmonë ia vlen të ëndërrosh”

Në llogarinë e tij në Instagram, Buffon shton: “Kam vendosur për rikthim”

“Kur familja të thërret, e vetmja përgjigjeje e mundshme është ‘Jam këtu’. Po fillojë një fazë të re të rrugëtimit tim të gjatë”

“Po kthehem në një vend të cilin jam krenar që e quaj “shtëpi” dhe e bëjë këtë me një shpirt të pandryshuar, me dashuri të pafund dhe një përkushtim absolut”

“Ky është një fillim e ri. Disi ndryshe nga e kaluara dhe e mbushur sërish me emocione të njëjta dhe kënaqësi”

“Kam ardhur në Torino sepse e di se mund të luaj pjesën time. Jam kthyer sepse ju nuk mund të refuzoni ftesë nga një Zonjë”

“Jam rikthyer sepse kjo është shtëpia ime”, përfundon portieri legjendar./arbresh.info/

https://twitter.com/juventusfcen/status/1146781068550385664

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme