Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po shënojnë 243 vjetorin e pavarësisë. Kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.
Po ashtu do të bëhet edhe përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, e cila njëherësh do të jetë edhe ambasada më e madhe në Ballkan.
Amerika kishte hapur për herë të parë Zyrën Amerikane në Prishtinë në qershor të vitit 1996.Lexo po ashtu:Sot përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, më e madhja në Ballkan
Asokohe në ceremoninë hapëse të kësaj zyre kishte marrë pjesë presidenti tashmë i ndjerë Ibrahim Rugova dhe udhëheqës të partive politike në Kosovë.
Qytetarët para Zyrës Amerikane më 1996/ Foto: Adnan Merovci-Facebook
Për të marrë pjesë në këtë ceremoni nga Amerika kishin ardhur edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit John Kornblum dhe diplomatë të tjerë amerikan të akredituar në Beograd.
Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe sekretari amerikan John Kornblum/ Foto: Adnan Merovci- Facebook
Para zyrës qe po hapej ishin grumbulluar edhe disa qindra qytetarë, të cilët dëshironin të ishin dëshmitarë të këtij momenti historik për Kosovën, ku e përshëndetën zbulimin e pllakës së Zyrës amerikane me duartrokitje dhe brohoritjet “USA, USA, USA” dhe “Rugova, Rugova, Rugova”, “Kosova, Kosova, Kosova” etj. /Telegrafi
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...